Zvicër, papunësia do të rritet edhe vitin e ardhshëm

Jet d'eau fountain in Geneva, Switzerland
Advertisment

Ekonomia e Zvicrës këtë vit do të regjistrojë rënie si pasojë e krizës së shkaktuar nga masat e ndërmarra me qëllim të asgjësimit të pandemisë së koronavirusit.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Ekonomisë së Zvicrës (SECO), Prodhimi i Brendshëm Bruto (BPB) këtë vit do të bie me 6.7 për qind, e jo me 1.5 për qind siç ishin projeksionet e mëhershme ekonomike.

Reklame

Siç theksojnë mediat zvicerane, nëse kjo me të vërtetë ndodhë, kjo do të jetë rënia më e madhe e ekonomisë zvicerane që nga viti 1975, gjegjësisht gjatë 45 viteve të fundit.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se vitin e ardhshëm pritet rimëkëmbja e ngadalshme ekonomike pas pandemisë.

“Kjo është një nga krizat më të këqija ekonomike nga Lufta e Dytë Botërore. Shpejtësia dhe pesha e rënies ekonomike thjeshtë është pa precendet”, tha Ronald Indergand, ekonomist nga SECO-a.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Ekonomisë, niveli i papunësisë në vend do të rritet në 3.9 për qind këtë vit dhe në 4.1 për qind në 2021.