Zvicërani “Për inat” nuk e ngjyros shtëpinë, emigron në Afrikë!

3377
#

I dënuar për ta ndryshuar ngjyrën e shtëpisë, e cila llogaritej si ngjyrë që bie shumë në sy, një pensionist zviceran ka vendosur që të emigrojë në Kamerun të Afrikës, ku jetojnë miqtë e tij.
I zhgënjyer nga Gjykata kantonale, çifti zviceran Willy (70) dhe Marie (59) Zysset, nuk e ka ndërmend ta ështëpinë e tij që llogaritej si ngjyrë shumë e dalluar nga të tjerat. “Kam vendosur, do ta shes shtëpinë tonë dhe me bashkëshorten time do të shkoj në Kamerun”, ka pohuar pensionisti zviceran.

Të moshuarin e kanë raskapitur dy vite procedurë gjyqësore, ndërsa tani i mbeten vetëm gjashtë muaj afat për ta ndryshuar ngjyrën e portokalltë të shtëpisë, përndryshe e pret një dënim midis 40.000 deri 100.000 franga, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. “Këtë detyrë do t`ia lë ndonjë pronari të ardhshëm… natyrisht, në pajtim me komunën”, thekson pensionisti i dëshpëruar, para godinës së tij prej tre katesh e me dhjetë dhoma.

Ai gjithnjë kishte ëndërruar që pensionin ta kalonte në Australi, por tani më tepër e ka tërhequr Kameruni: “Do të shkojmë të jetojmë tek kunata ime, në Ngoulemakong”, ka nënvizuar zvicerani. “Familja ime atje ka një pronë të madhe sa gjysma e Kantonit Jura”, ka shtuar bashkëshortja.