Zvicra në panik! Klopp bllokon Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kër cënuar se ai nuk do të jetë në gjendje t’i lejojë futbollistët e tij të luajnë me ekipet e tyre kombëtare për shkak të pandemisë.

Ndeshjet e kombëtareve zhvillohen gjatë këtij muaji, për fazën para-përgatitore për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Në Zvicër i ka kapur paniku, pasi kjo [kër cënimi i Kloppit] prek edhe Xherdan Shaqirin.
Me rregulla kjo nuk mund të lejohet, por ligji i ri me Covid-19 i lejon klubet t’i bllokojnë lojtarët e tyre.

Një situatë e njëjtë kishte ndodhur edhe me Milot Rashicën. Ylli kosovar nuk u lejua nga Werder Bremeni për ndeshjet që kishte Kosova gjatë vitit të kaluar në UEFA Nations League.

 

Kujtojmë që Kombëtarja e Zvicrës do të luaj ndaj Bullgarisë, Lituanisë dhe Finlandës./IndeksOnline/