Zvicra paralajmëron reduktime të energjisë elektrike

Ministrja zvicerane e Energjisë, Simonetta Sommaruga ka paralajmëruar një sërë opsionesh për reduktimin e energjisë elektrike.

Kjo vjen mes kritikave se vendi nuk ka krijuar një plan efektiv të kursimit të energjisë, raporton sëissinfo.
“Zvicra po bën gjithçka për të parandaluar një mungesë. Por të mos harrojmë se në Evropë ka luftë. Nuk ka siguri”, tha Sommaruga.

Ajo shtoi se miratimi i një objektivi të kursimit të energjisë prej 15 për qind si ai i Bashkimit Evropian do të “kishte kuptim”, por qeveria do të merrte vendimin përfundimtar.

Komentet e saj vijnë pasi kreu i komisionit të energjisë elektrike u kritikua pasi i bëri thirrje qytetarëve që të blejnë qirinj dhe dru zjarri përpara dimrit.

Disa media dhe politikanë e morën këtë si një pranim se strategjia e qeverisë për energjinë ishte e papërgatitur për ndërprerje të mundshme të energjisë.
Sommaruga u tërhoq, duke thënë se një fushatë e kursimit të energjisë do të nisë në javët e ardhshme.

Top Channel