Zvicra shpalli hapat e daljes: Të parat hapen floktoret dhe dyqanet e luleve

Advertisment

Këshilli Federal në këto momente është duke prezantuar hapat e “daljes” nga masat e vendosura për mbrojtje nga koronavirusi. Masat e para hyjnë në fuqi nga 27 prilli.

Që nga data e përmendur mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë. Parakusht për këtë do të jetë: pajtueshmëria me masat.

Reklame

Gjithashtu nga 27 prilli, spitalet kanë të drejtë të kryejnë përsëri të gjitha ndërhyrjet e zakonshme, transmeton albinfo.ch. Ndërsa shkollat e detyrushme dhe dyqanet duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 11 maj.

Shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat duhet të hapen përsëri, duke filluar nga 8 qershori. Kushti është gjithmonë që lokacioni ta mundësojë një gjë të tillë.

I pyetur nga një gazetar përse floktoret lejohen të hapen të parat, ministri i shëndetësisë, Alain Berset është përgjigjur: “Konceptet e mbrojtjes janë të njohura, në këto lokale nuk ka lëvizje të mëdha të njerëzve dhe nuk ka grumbullime të mëdha, përcjell albinfo.ch. Këto lehtësime janë të rëndësishme sepse popullata ka nevojë për shërbime të tilla” Prandaj, nuk mund të pritej shumë më gjatë për hapjen e tyre.