Zvicra sot voton mbi propozimin për të ndaluar burkën

Votuesit zviceranë vendosin sot mbi një propozim për të ndaluar mbulesat e plota të fytyrës në vende publike, si nikabet dhe burkat, që mbajnë gratë myslimane.

Sondazhet tregojnë për një rezultat të ngushtë.

Ligji nuk do të lejonte mbulimin e fytyrës në vende publike si restorante, stadiume sportive, transport publik ose thjesht ecje në rrugë.

Do të kishte përjashtime në vendet fetare dhe për arsye sigurie ose shëndetësore, të tilla si maskat e fytyrës, që njerëzit tani i mbajnë për t’u mbrojtur nga COVID-19, si dhe për festimet tradicionale të Karnavaleve. Autoritetet do të kenë dy vjet për të hartuar legjislacionin e detajuar, njofton AP.

Qeveria zvicerane e kundërshton këtë ligj dhe ka thënë se njerëzit që mbulojnë fytyrat e tyre e bëjnë për çështje “margjinale”. Qeveria argumenton se ligji mund të dëmtojë turizmin pasi shumica e grave myslimane që mbajnë mbulesa të tilla në Zvicër janë vizitore nga shtetet e Gjirit Persik në shumicën e rasteve, që tërhiqen nga qytete bukolike të bregdetit zviceran.

Mbështetësit e propozimit, që vjen në votim pesë vjet pasi u përfol dhe u bë i njohur në mënyrë bisedore si “ndalimi i burkës”, argumentojnë se mbulimi i të gjithë fytyrës simbolizon shtypjen e grave dhe ka thënë se ligji është i nevojshëm për një parim themelor që fytyrat duhet të shfaqen në një shoqëri të lirë si ajo e Zvicrës.

Dy nga 26 kantonet e Zvicrës, si Ticino dhe St. Gallen, tashmë kanë legjislacion të ngjashëm që parashikon gjoba në rast se haset në dikën që ka të mbuluar fytyrën. Legjislacioni kombëtar do ta vinte Zvicrën në përputhje me vendet si Belgjika dhe Franca që tashmë kanë miratuar ligje të ngjashme.

Mbështetësit e kësaj ideje përfshin Partinë Nacionaliste Zvicerane të Popullit, e cila është më e madhja në parlament dhe mbështetëse e ligjeve të tilla, si ndalimi i ndërtimit të minareve të reja që u votua në vitin 2009.