Zvicra të angazhojë ushtrinë për të bërë testimin në aeroporte

Zvicra kërkon që çdo pasagjer që hyn në vend përmes rrugës ajrore, të kalojë testin negativ PCR. Por, realiteti është se skush nuk ndihet i përgjegjshëm për të kontrolluar rezultatin, shkruan sda.

Në të vërtetë, kjo do të ishte detyra e kompanive ajrore para nisjes.

Reklame

Por shumë pasagjerë të ndërgjegjshëm janë ankuar se, ndonëse kanë bërë testimin sipas kriterit që kërkohet, ata, me të arritur në aeroportet zvicerane nuk i ka kontrolluar askush, transmeton albinfo.ch. Për një testim “të kotë”, ata kanë paguar deri në 00 euro, në vendet prej nga kanë udhëtuar.

Shefi i kompanisë së njohur që ofron udhëtime turistike, Globetrotter, André Lüthi bën thirrje për mbështetje nga ushtria. Gazeta NZZ am Sonntag citon atë të ketë thënë se: “testet PCR duhet të kontrollohen vazhdimisht në aeroporte”.

“Ne i sugjeruam ministrit Berset që për këtë qëllim të shfrytëzohen për shembull, ushtarët”.

Si “kompensim” për kontrollin konsekuent të testimeve, Lüthi bën thirrje për heqjen e listës së karantinës, në mënyrën siç hartohet ajo sot.

“Nuk ka kuptim që listën e karantinës ta lidhim me numrin e rasteve të infeksioneve në Zvicër”, përcjell albinfo.ch. Kështu, sipas tij biem në situata absurde në rastet kur numri i infeksioneve në Zvicër ka ulje, vendet që deri dje konsideroheshin të sigurta, vendosen papritmas në listë”, thotë ai.