Zvicra është vendi më i shtrenjtë në botë

Edhe zyrtarisht Zvicra është vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar. Kjo është bërë e ditur sipas një raporti të revistës CEOWORLD.

Në vendin e dytë ndodhet Norvegjia, derisa pasohet nga Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut.

Reklame

Në vlerësimin e revistës janë marrë parasysh strehimi, veshmbathja, ushqimi, interneti, transporti dhe ngrënia jashtë.

Zvicra edhe në raporte tjera është renditur si vendi më i shtrenjtë për të jetuar, pasi çmimet janë shumë të larta.

Në listën prej 132 vendesh, Kosova renditet e 124 ta.

Sipas kësaj liste, vendet më të përballueshme për jetesë janë Pakistani, Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizia dhe Tunizia. /albinfo/