Zyrtare: Aaron Ramsey është lojtar i Juventusit

15

Aaron Ramsey ka nënshkruar parakontratën e tij me Juventus dhe fitime të mëdha do të vijnë për mesfushorin uellsian.

Ramsey është pajtuar me kampionët e Serie A, për një kontratë katër vjeçare, dhe sot është bërë e ditur se ai ka nënshkruar një parakontratë me ‘Bianconerët’

Ramsey do të bëhet lojtari më i paguar nga Britania e Madhe, duke lënë anash edhe bashkëvendësin e tij, Garreth Bale.

Aaron do të ketë një pagë javore prej 400 mijë paundësh. Ai kështu do të bëhet ndër 10 lojtarët më të paguar në botë.

Lojtari do të grumbullojë rreth 83.2 milionë euro në Torino. /albeu.com/