Zyrtare, Arben Agolli kandidatë i Aleancës në Dibër

28

Për shkak të vde.kjes së kryetarit të ndjerë tashmë Ruzhdi Lata i cili ishte nga radhët e BDI-së, Komuna e Dibrës ngeli pa kryetar komune, transmeton InfoShqip.com

KSHZ ka njoftuar për zgjedhje të reja lokale në Dibër, ku partitë tashmë vetëm se kanë filluar të nxjerrin kandidatët e tyre për këtë komunë dhe e para që nxori kandidaturën e saj është Aleanca për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët sot ka mbajtur mbledhje të kuvendit zgjedhor në këtë komunë ku është vendosur që të kandidojë me Arben Agollin për garën e të parit të komunës së Dibrës.

Arben Agolli është lindur dhe rritur në Dibër, në qytetin e tij amë ka kryer edhe shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet në degën e mjekësisë i ka kryer në Prishtinë ndërsa specijalizimin nga lëmia e pediatrisë në Shkup.

Agolli ka qenë edhe kandidatë i zgjedhjeve të kaluara lokale në këtë komunë ku humbi me diferencë të 400 votave kundrejt Ruzhdi Latës.

Poashtu InfoShqip mëson se edhe BDI po bën kalkulimet e fundit ku në garë nga kjo parti janë Ramadan Imeri dhe Hekuran Duka./InfoShqip.com