Zyrtare: Është mbyllur vendkalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit

Advertisment

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është mbyllur vendalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit. Mbyllja e kufirit ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili thotë se mbyllen të gjitha kufijtë tokësorë si shkak i parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.

Informacionin për mbylljen e kanë konfirmuar nga pala kosovare.

Reklame

“Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

TV 21 ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë e Maqedonisë, por nga të dy institucionet nuk kanë informacione për vendkalimin kufitar në Bllacë.

Por, burime të TV 21 thonë se kufiri është mbyllur dhe nuk lejohet qarkullim i njerëzve dhe veturave. Kjo mund të shihet edhe nga fotografia e mëposhtme, ku nuk ka vetura në kufi.