Partia Demokratike Shqiptare sot në ora 18 në shkollën e mesme Kirili Pejçinoviq në Tetovë do të mbajë konventën promovues të kandidatëve për deputetë.
Gazeta KOHA mëson emrat e bartësve të listave të kandidatëve për deputetë.
Në Njësinë zgjedhore numër 1, listës së kandidatëve të PDSHsë do ti prijë Nimetulla Demiri, në Njësinë zgjedhore numër 2 Ragmi Isufi,
në Njësinë zgjedhore 3 Sami Rashidi, në Njësinë zgjedhore numër 5 listës do ti prijë kandidati i PDSHsë nga nëndega e Velështës së Strugës, e jo siç u raportua se do të jetë Vasfi Doku,
ndërsa në Njësinë gjashtë zgjedhore vet kreu i PDSHsë Menduh Thaçi. (koha)