Zyrtare: Ja për çka u pajtuan Zaevi dhe Kasami

56

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Lëvizjes Besa para pak minutave kanë arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke pranuar një kompromis për të tejkaluar ngërçin e krijuar tashmë për tre ditë, informon portali “tetova1”.

Sipas informacioneve ende jozyrtare theksohet se është pranuar si kompromis amendamenti i Lëvizjes BESA që në dokumentet personale të pjesëtarëve të bashkësisë etnike shqiptare të shkruhet emërtimi eMaqedonisë, dhe jo formulimi maqedonas, ashtu sic është me marrëveshjen e Prespës, ku tek pjesa e shtetësië është përcaktuar formulimi: maqedonas/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ne Ligjin kushtetues nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë.
Për maqedonasit do te vlejë “makedonsko”, ndërsa për shqiptaret /e Maqedonisë.
Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime te shtohet grafa e përkatësisë etnike.

Për diasporën pranohet amendamenti që të radhiten bashkësitë etnike.
Qeveria dhe Lëvizja BESA përmes një komunikate të përbashkët do të bëjnë të ditur detajet e marrëveshjes së arritur.