ZYRTARE: Qeveria e Maqedonisë së Veriut lehtësoi masat e izolimit

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit vendosi për lehtësimin e masave për qarkullim, duke larguar orën policore, duke hapur kufijtë dhe objektet hotelerike.

“Hiqet Ora Policore! Qeveria sot vendosi për ndërprejre të plotë të Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, njoftoi Hisen Xhemaili, ministër pa resor në Qeverinë e RMV-së.

Reklame

Ai njoftoi se vendimi do të fuqizohet prej nesër.

“Gjithashtu Qeveria sot mori vendim për rrifillimin me punë të objekteve hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vendosjen e protokoleve të duhura për punën e tyre”, deklaroi Xhemaili, duke njoftuar se ky vendim hy në fuqi prej 28 majit.

Ai gjithashtu njoftoi se kufijtë do të hapen prej 1 qershorit.

“Qeveria angazhoi ministrinë e shëndetêsisë që të pregaditë protokolle adekuate të qarta dhe precize për hapjen e kufijëve ndërshtetëror nga data 1 qershorë 2020”, njoftoi Xhemaili.

Qeveria njoftoi se sot në ora 19:00, Kryeministri Oliver Spasovski, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik do të kenë konferencë për media.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive.