Zyrtare: Sot shënohet numri më i lartë i viiktimave nga COVID-19 në Maqedoni

Advertisment

Rezultatet e para të muajit korrik për Kovid-19 në vend, regjistrojnë numrin më të madh të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 të vdekur. 8 prej tyre në Shkup dhe nga dy në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.

Shkup 8 , Tetovë 2 ,Strugë 2 ,Gostivar 2 ,Ohër 1

Reklame

Nga 1.653 teste të kryera, 173 raste kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Probabiliteti mbetet në suaza të 10 për qindëshit. Numri më i madh i tyre nga Shkupi, ndërsa rritje të rasteve të reja ka edhe në Strugë dhe Ohër. Në Gostivar 7 të infektuarit janë shtetas të huaj.

Shkup 75 ,Strugë 14 ,Ohër 10 ,Kumanovë 9 ,Tetovë 9 ,Shtip 8 ,Gostivar 7 ,Dibër 6

Ministria e Shëndetësisë njofton për 150 të shëruar. Në Shkup janë shëruar 105 pacientë, ndërsa në Tetovë 12, Strugë 10 dhe Shtip 7. Në qytetet e tjera ka më pak se 5 të shëruar. Numri i rasteve aktive në nivel të Qytetit të Shkupit vazhdon të mbetet i lartë, përkatësisht 1.973 raste aktive. Pjesa më e madhe e tyre është në Çair, Gazi Babë, Karposh dhe Saraj. Me të dhënat e 24 orëve të fundit bilanci i të infektuarve në vend shkon në 6.625, numri i të vdekurve 321 ndërsa numri i rasteve aktive 3.556.