Zyrtare: Vedat Muriqi në Lazio

Vedat Muriqi pritet që ta vesh fanellën e Lazios sezonin e ri.

Kosovari ka arritur marrëveshje me Lazion ku do të përfitojë 2.8 milionë euro pagë derisa Lazio do të paguan deri në 20 milionë euro.

Reklame

Sipas ekspertit të transfereve në Itali, Gianluca Di Marzio marrëveshja është arritur në mes të Lazio dhe Fenerbahçës dhe kosovari do të luajë për blutë e Romës sezonin e ri, shkruan express.

Vedat Muriqi është përfolur që nga fillimi i verës për një kalim në Itali derisa bisedimet kishin stagnuar për shkak se Fenerbahçe kërkonte më shumë para në momentet e fundit për të.

Marrëveshjen për Muriqin e ka konfirmuar edhe gazetari tjetër i njohur italian, Fabrizio Romane që e ka quajtur transferimin e Muriqin punë të “kryer në Lazio”.