Zyrtarët e Inteligjencës Amerikane: 21 milionë kinezë vdiqën nga koronavirusi

Advertisment

Sipas një shkrimi të publikuar nga Archive.org, thuhet se inteligjenca amerikane ka përgjuar të dhënat në Kinë, duke zbuluar se numri i personave që vdiqën nga Covid-19 është 21 milionë, ndryshe nga raportimi zyrtar ku thuhej se 81 mijë persona u prekën dhe u shënuan vetëm 3300 viktima.

Sipas SHBA, numri i vdekjeve në Kinë, u vërtetua për herë të dytë. Pekini njoftoi më 19 mars se mbi 21 milion llogari të telefonisë celulare në Kinë u anuluan në tre muajt e fundit ndërsa 840,000 linja fikse u mbyllën.

Reklame

Një raport i mëparshëm i inteligjencës i lëshuar nga SH.B.A. që Kina fshehu shkallën e shpërthimit u refuzua shpejt nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.

Hua tha se vendi kishte qenë “i hapur dhe transparent” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit përpara se të akuzonte Uashingtonin se po përpiqej të “zhvendoste fajin”.

Por zyrtarët amerikanë thonë se raporti është vërtetuar dhe është konfirmuar se mbyllja e numrave të telefonave ishte si rezultat i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirus. “Telefonat celularë janë një pjesë e domosdoshme e jetës në Kinë dhe mbyllen vetëm kur përdoruesi ka vdekur”, thuhet në raport.

“Niveli i digjitalizimit është shumë i lartë në Kinë. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa një celular,”-tha Tang Jingyuan, një komentator me qendër në Kinë.

Kina prezantoi skanime të detyrueshme të fytyrës në 1 dhjetor 2019 për të konfirmuar identitetin e personit që regjistroi telefonin.