Zyrtari shqiptar i policisë në Maqedoni tregon se si për 11 ditë pësoi nga koronavirusi

Ish-shefi i Agjencisë së Kundërzbulimit dhe aktualisht këshilltar i ministrit të brendshëm në Maqedoni, Muhamed Ismaili ka treguar se çfarë ka përjetuar për 11 ditë nga koronavirusi.

Të dashurit e mi, nën mëshirën e të Madhit Zot, me ndihmën e stafit mjekësor dhe me përkrahjen e pafund të miqve dhe familjarëve të mi, beteja ndaj virusit Covid19 u fituam.

Reklame

Edhe pse me imunitet të fortë, pa dijagnoza tjera, joduhanpirës, moshë e mesme,… kjo sfidë nuk ishte aspak e lehtë. 11 ditë në spital ishin ballafaqim direkt me sistemin ‘e gjunjëzuar’ shëndetësor dhe me mëshirën e fatit.

Luftë për jetë a vdekje si dhe jetë që shuheshin, ishin pamje e zakonshme.

Ata që më njohin, e dijnë që kujdesi im ndaj masave mbrojtëse nuk ka munguar, por virusi megjithatë më goditi. Askush nuk mund të jetë i sigurt dhe i mbrojtur nga ky ‘armik fantazmë’.
Ju lus të gjithëve, të jeni të kujdesshëm dhe të mbroheni. Shëndeti dhe jeta Juaj dhe i të dashurve Tuaj janë seriozisht të rrezikuar. Ruajeni! Nga Ju varet! Ju dua”, ka shkruar Muhamed Ismaili pas daljes nga spitali.