13 VITE PAS LUFTЁS……NDODHI KJO?!
Selver Jashari
SKANDAL- është fjala më e “butë” në mesin e dhjetra tjerave që po dua t’i përdorë për të shprehur revoltën ndaj dukurive që po ndodhin në viset ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni.
Bëhet fjalë për veprimin shovinist të një udhëheqësi policor maqedonas, i cili gjatë vizitës së tij tek Stacionin policor në fshatin Mateç (stacion i vetëm në komunën e Likovës), i hjek mbishkrimet e pakta në gjuhën shqipe brenda ndërtesës policore, duke i grisur ato. Ky veprim antiligjorë nuk do ishte risi (duke marrë parasysh urrejtjen patologjike që kanë disa individ ndaj gjuhës dhe kombit shqiptarë), por fakti që ky zotëri në prezencën e shumë poilicëve shqiptarë, në stacionin policor, i cili ndodhet në komunën që është e banuar me mbi 99% shqiptarë, është shokues për çdo njeri normal në ketë vend. Komuna, e cila u shkatrrua maksimalisht gjatë luftës së vitit 2001 (por edhe gjitha vendbanimet tjera) assesi nuk e meriton një poshtërim të tillë.
Pyes vetën, dhe gjithë juve miq të nderuar, çfarë i detyroi policët shqiparë, dhe veçanarishtë ata të cilët janë udhëheqës në atë stacion, të lelojnë një “kolegë nga lartë” maqedonas të sillet në mënyrë më fyese për shumicën e shqiptarëve në këtë shtet? Çfarë duhej tjetër të bëjë ai “kolegu i tyre nga lartë” që më në fund të reagonin këta të shkretë? PЁR FATIN TIM TЁ KEQ, disa nga policët, por dhe udhëheqësit e tyre në këtë stacion, i njoh personalisht, por do kisha dashur mos t’i njihja fare asnjëherë pas një skandali të tillë.
Unë personalisht (dhe ata që mendojnë ngjajshëm), pa hamendje e di si do veproja në një situatë të tillë, DO IA FUTSHA SHKELMA BYTHЁS, EDHE SIKUR T’I KISHTE AI FUNKSIONARI I POLICISЁ NЁ GJOKS DHE KRAHЁ GRADAT E MARSHALLIT TЁ DIKURSHЁM.
Do t’i pyes publikisht Komandantin e Stacionit policor, të gjithe policët prezent para ciliëve ndodhi kjo marrëzi, veçanarisht atë që gjatë fushatës zgjedhore postonte “NE JEMI GATI” dhe burrëri tjera: “ Çfarë bête në momentet kur “AI I MADHI” hjekte mbishkrimet në gjuhën shqipe?” Folni o burra, mos u frikësoni, nuk është më afër ai funksionari maqedonas! Ai ka shkuar pas kryerjes me sukses të ” misionit “, duke ju lënë të lirë të vazhdoni edhe më tej që t’i shtoni gradat në uniformat tuaja.
P.S. Pasi nuk kam mundësi tjetër do ta shfrytëzoj facebook-un që t’i kërkoj kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, që të gjejë pak kohë brenda agjendës së Tij rreth problemit lidhur me emrin e shtetit, rreth inegrimeve euro-atlantike………,që të merret më shumë me funksionaret e tillë (numri i të cilëve është i madh), që po i “shërbejnë” popullit tonë.





