Thaçi fton Ahmetin për të filluar të bisedojn për çështjet serioze - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Thaçi fton Ahmetin për të filluar të bisedojn për çështjet serioze


images
Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Shk 7, 2014

Lexuar: 1 543 herë



Integrimet, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, ndarja e buxhetit dhe Badenter i plotë. Këto janë katër pikat rreth së cilave, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, e ka ftuar oponentin e tij politik, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të ulen dhe të përpilojnë një platformë të përbashkët. Këtë ofertë, Thaçi ja bëri Ahmetit edhe publikisht, ndërsa pranoi se ata dy janë ulur edhe deri më tani.
“Po të dojë dikush seriozisht të bisedojë me ne për këto çështje, ne jemi të gatshëm, ashtu siç i kam thënë edhe zotit Ahmeti që ne të vendosim para nesh një platformë. Prioriteti, çështja e integrimeve, ndarje e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, zyrtarizimi i tërësishëm i gjuhës shqipe dhe, ngritja e mekanizmit të konsensusit të pjesërishëm të Badenterit në Parlament në konsensus të plotë. Të tjerat, besoni se janë shumë të lehta. Absolutisht, jam ulë dhe kjo është oferta e fundit që unë i kam dhënë zotit Ahmeti për të filluar për të biseduar për çështjet serioze”, deklaroi Thaçi. Sipas tij, presidenti i vendit është një post pa kompetenca dhe i parëndësishëm, ndërsa problemet kryesore të shqiptarëve burojnë nga Qeveria e Maqedonisë, ku dhe sipas Thaçit, duhet të kërkohet zgjidhja. Ai këto komente i bëri pas takimit me drejtorin e drejtorisë së Bashkimit Evropian për zgjerim, Kristijan Danielson. (A. Z-Koha)