​Deputetja shqiptare kritikon Maqedoninë: Asnjë femër në qeveri - tetova1.com

​Deputetja shqiptare kritikon Maqedoninë: Asnjë femër në qeveri


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Qer 9, 2014







Pas publikimit të listës së ministrave shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë, deputetja e PD’së në Shqipëri, njëherësh edhe Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë, Mesila Doda është shprehur e shqetësuar për mosemërimin e asnjë gruaje në poste ministrore.
Deputetja Doda e konsideron atë si një “Shenje fort e keqe dhe diskriminuese për rolin e gruas shqiptare”.
“Po lexoja listën e ministrave shqiptare në qeverinë maqedonase. Me keqardhje pashë që nuk kishte asnjë grua. Nuk çuditem që punët shkojnë aq keq në atë vend. Shenjë fort e keqe dhe diskriminuese për rolin e gruas shqiptare. Sot duhet të ndjehemi të gjitha të pavlerësuara nga ky fakt. I uroj gjithashtu suksese kandidateve gra në listat e Parlamentit të Kosovës. Shpresoj të votohen sa më shumë dhe të sjellin ndryshimin e historisë për këtë komb, histori progresi, paqe e begati”.