1.3 milionë euro për renovimin e kryqit në Vodno - tetova1.com

1.3 milionë euro për renovimin e kryqit në Vodno


kryqivodno2
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Qer 28, 2014







Gjithsej 1.3 milionë euro do të kapin vlerë punimet në rikonstruimin e kryqit gjigand në malin Vodno të Shkupit, kurse punimet i kryen kompania për ndërtimtari “Beton”.
Punëtorët e ndërtimtarisë prej sot fillojnë adoptimin dhe rregullimin e kryqit dhe hapësirat për rreth. Fillimin zyrtar të punimeve e bëri kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, drejtori i NPK “Shkupi”, Misho Nikolov dhe ministri i transportit Mile Janakieski.
Tenderin për rekonstruimin e kryqit në Vodno, ishte shtyrë dy herë, si rezultat i kërkesës së kompanive pjesëmarrëse, kurse në fund vetëm dy kompani hynë në garë.
“Beton” do të duhet të rinovojë më shumë punë dhe hapësirë rreth këtij kryqi, siç është mbrojtja e kryqit nga ndryshkja, ndriçimi, kanalizimi, ujqësjellësin, ndryshimin e ashensorit, stacion për pastrimin e ujit etj.

kryqivodno1 kryqivodno2

kryqivodno