20 mijë vota nuk u numëruan në Aerodrom - tetova1.com

20 mijë vota nuk u numëruan në Aerodrom


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Pri 29, 2014





Në Aerodrom të Shkupit kanë dalë 20 mijë vota mangët.

KSHZ nëpërmjet numrave ka ilustruar se numri i fletave të votimit të vlefshme është 42.255 ndërsa i atyre të pavlefshme 1563.

Mirëpo, po në KSHZ thuhet se numri i votuesve gjithsej në Aerodrom është 63.818 persona.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka reaguar sot, duke thënë se në këtë lagje të Shkupit është bërë një gabim teknik (!).