Bexheti: PPD-në s’e ringjallin ata që e varrosën - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Bexheti: PPD-në s’e ringjallin ata që e varrosën


abdylmenaf-Bexheti
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Jan 28, 2014

Lexuar: 55 herë



Misionin për ringjalljen e PPD-së nuk mund ta kryejnë “aktorë të djallëzuar” që punuan për varrosjen e saj. Ky është qëndrimi i Abdylmenaf Bexhetit, njëri prej ish-kryetarëve të partisë së parë shqiptare në Maqedoni.
“Këta persona kanë qenë aktivë në kulmin e tentativës për shpëtimin e PPD-së prej vitit 2004 deri në vitin 2006. Janë po këta aktorë, të cilët pas asaj periudhe ndërmorën veprime për ta shfarosur PPD-në përfundimisht. Prandaj, aktorët e djallëzuar nuk mund ta ringjallin emblemën e PPD-së”, ka thënë Bexheti, për “Zhurnal”.
Këto reagime vijnë pas rikthimit me shumë debate dhe përplasje të PPD-së, për shkak të përplasjeve ndërmjet grupeve të kësaj partie të cilat mbajtën dy kuvende paralele për një ditë dhe zgjodhën dy kryetarë, Abdylhadi Vejselin dhe Arben Rusin.
Ndërkohë, Abdylmenaf Bexheti se e kaluara e PPD-së ka reflektuar imazh për çdo respekt deri në fazën kur u shumëzua një masë kritike e “mikrobeve politike me interesa ditore”.
“Në këtë drejtim së paku duhen që të respektohen sakrificat e pakicës së ndershme për idealët e saj. Por, sa më shumë kalon koha, më shumë rritet nostalgjia për atë kohë të artë të PPD-së.
Nëse ndodhitë e sotshme i analizojmë nga prizmi i aktorëve të ‘ringjalljes’ së sotshme, e shohim se fatkeqësisht janë po ata që në një mënyrë e varrosën PPD-në, edhe faktikisht edhe formalisht, duke ateruar gjithandej nëpër subjektet të tjera politike”, ka theksuar Bexheti.
Me këto veprime, ata vetëm e komprementojnë emblemën e PPD-së, që është respektuar në të respektuar, vlerëson Bexheti.
Ndërkohë, ditë më parë në Xhepçishtë janë mbajtur dy kuvende paralele të grupeve që pretendojnë se përfaqësojnë “PPD-në e vërtetë”. Njëri krah e zgjodhi kryetar Abdylhadi Vejselin, i cili vite më parë kishte shkrirë një herë PPD-në në PDSH ku edhe ushtroi postin e nënkryetarit.
Në krah të Vejselit dolën edhe ish kryetari i parë i partisë Nevzat Halili, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit, pastaj Teuta Llalla, Miftar Ziberi, Mevlan Tahiri, Hasan Jashari dhe Zemri Elezi. Edhe kryetari tjetër i PPD-së, Arben Rusi tha se partia e vërtetë është ajo e cila drejtohet nga ai. (A. F.)