Georgievski: Maqedonisë mund ti ndodhë konflikt i ri ndëretnik
Maqedonisë mund ti ndodh konflikt i ri ndëretnik për shkak se faktorët politik shqiptar janë duke e humbur durimin dhe kërkojnë anëtarësim në BE dhe në NATO.
Kësisoj ka komentuar ish kryeministri Lupço Georgievski në një debat të Institutit slloven IFIMES, që u mbajt në Lubjanë. Sipas tij, pa kompromis të shpejtë për emrin me Greqinë, Maqedonia nuk mund të shpresojë në zhvillim ekonomik, në demokratizim, në marrëdhënie stabile ndëretnike, në anëtarësim në NATO dhe BE, e as në kornizë kohore e cila do të mund të punojë në interesin tonë.
Ai ka thënë se si tashmë 20 vjet politikanët maqedonas flasin për atë se si ne jemi në të drejtë, ndërsa Greqia nuk është në të drejtë, ndërsa nuk kuptojmë se në ndërkohë ajo u bë qëndrim zyrtar i NATO-s dhe BE-së.
“Nuk mundet politikan i përgjegjshëm të mos pyetet se si më tej. Duhet diçka të ndërrohet në politikën tonë. Kush na garanton se pas 10-20 viteve zgjidhja do të jetë ashtu siç dëshirojmë ne. Viteve të fundit dukshëm bie mbështetja ndërkombëtare për Maqedoninë, e cila tashmë jepet nga disa eurodeputetë të pavarur”, thotë Georgievski.
Ai ka frikë se nëse para Maqedonisë në BE anëtarësohen Serbia ose Shqipëria,”Maqedonia mund të ballafaqohet me kushte të reja të cilat do të mund ti imponojnë këto shtete”.
Georgievski kërkon nga politikanët maqedonas që në mënyrë pragmatike të mendojnë për këtë çështje dhe shpreh keqardhje që partia të cilën ai e ka themeluar e ka braktisur parimin të mos shfrytëzohet kontesti me emrin në qëllime parazgjedhore.




