Leshkë, kërkojn ar gjejnë eshtra të njeriut - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Leshkë, kërkojn ar gjejnë eshtra të njeriut


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Enj, Jan 30, 2014

Lexuar: 420 herë



Në brendinë e Manastirit të vjetër “Shën Atanasija” në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës persona të panjohur kanë gërmuar dy gropa. Gropat e hapura janë vërejtur nga përfaqësues të këtij manastiri të cilët kanë njoftuar policinë. “Në njërën prej gropave është vërtetuar se ka pasur eshtra të njeriut ndërsa në vendngjarje kanë dalur ekipet e SPB-së nga Tetova dhe mjeku nga mjekësia ligjore të cilët kanë kryer hetime dhe kanë fotodokumentuar vendin, kurse eshtrat janë marrë për analizë të mëtejshme”, informojnë nga Policia e Tetovës, prej nga theksojnë se punojnë në zbardhjen e rastit dhe arsyet e hapjes së këtyre dy gropave në këtë objekt fetar.
Hetimi tregoi se eshtrat e gjetura janë disa qindra vjet të vjetra. Kjo nuk është hera që manastiri i “Shën Atanasit” në Leshkë vihet në shënjestër nga plaçkitësit që kërkojnë ar dhe sende të tjera me vlerë.