Mediat shqiptare unifikohen, kundër diskriminimit qeveritar - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Mediat shqiptare unifikohen, kundër diskriminimit qeveritar


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Jan 25, 2014

Lexuar: 19 herë



Përfaqësues të dhjetëra mediave shqiptare dje kanë realizuar një takim në Tetovë, ku është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të mediave shqipe në Maqedoni. Ata njëzëri kanë konstatuar se mediat shqiptare janë në pozitë jashtëzakonisht të rëndë, si pasojë e diskriminimit të egër që ju bëhet nga ana e pushtetit. Ata vlerësuan se sa më shpejtë duhet të ndërprehet praktika e deritanishme e Qeverisë, për favorizim vetëm të mediave maqedonase.

Përfaqësuesit e mediave shqiptare vendosën të kërkojnë takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me zëvendëskryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, që para tyre të shpalosin problemet që preokupojnë mediat shqiptare. Takimi kërkohet edhe me qëllim, që me krerët e BDI-së si parti në pushtet, të diskutohet rreth asaj se si mundet kjo parti të ndihmojë për ndërprerjen e këtij diskriminimi evident.

Përfaqësues të këtij grupi të medieve kontaktuan me Artan Grubin, shefin e kabinetit të kryetarit të BDI-së dhe morën premtim prej tij se takimi me z. Ahmeti do të realizohet së shpejti.