Zeqiri: I vogël është Dimovski të tallet me Xhepçishtin
Pas komentit të deputetit të VMRO-së “Papa i ardhshëm do të jetë nga Xhepçishti” ka reaguar ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar: I vogël është deputeti Ilija Dimovski të tallet me Xhepçishtin sepse kur ishte deputeti nga Xhepçishti në parlament, Ilija nuk e hapte gojën.
Por edhe nëse e hapte ajo i mbyllej me argumente dhe fakte. E DIN AI …..
Përndryshe sot deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka zgjedhur Xhepçishtin, fshatin e Tetovës të banuar me shqiptarë, për të bë shaka në llogari të një mediumi në gjuhën maqedonase.
“Brif ekskluzivisht merr vesh se Papa i ardhshëm i Maqedonisë do të jetë nga Xhepçishti”, ka shkruar Dimovski në “facebook”, duke apostrofuar këtë fshat të banuar me popullatë shqiptare muslimane.




