Ahmeti për presidentin konsensual. Betonit i shtojmë edhe çelik
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka qartësuar edhe një herë se nuk nuk lëshojnë pe për çështjen e kandidatit konsensual për president. “Jo vetëm që do mbetet i betonuar, po atij betoni i shtohet edhe çelik, që sigurisht që bëhet edhe shumë më i rezistueshëm.
Ideja është shumë fisnike, me dobi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që përfundimisht tu jepen fund atyre akrobacioneve politike, apo të gjithë atyre marrëveshjeve politike që bëhen për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë”, tha Ahmeti, duke shtuar se në tavolinë kanë hedhur këtë ide dhe do të punojnë deri në jetësimin dhe materializimin e kësaj ideje.
Megjithatë i pari i BDI-së Ahmeti nuk precizoi nëse BDI-ja ka marrë një vendim për ti bojkotuar zgjedhjet, në rast se kryeministri Nikolla Gruevski nuk pranon propozimin e tyre.
Kryetari i BDI-së Ahmeti gjithashtu tha se ende ka kohë për të vendosur nëse do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare ose jo. “Ne kemi biseduar, i kemi analizuar të gjitha rrethanat. Për çfarëdo situate BDI është e gatshme për veprim”, pohon ai.




