Banorët e Llokës takohen me kryetarët e Komunës Saraj dhe Gjorçe, prezent edhe zv/ministri Qamili
|
Mbrëmë gjatë natës pas incidentit me kërkesë të banorëve të fshatit Llokë, siç mer vesh Almakos është realizuar një takim në mes kryetarit të Komunës së Sarajit, Bekim Muratit si dhe kryetarit të Komuës Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski në ambientet e Komunës Gjorçe.
Po ashtu prezent në bisedat që janë zhvilluar mes banorëve të Llokës dhe kryetarëve të dy komunave ka qenë edhe zv/ministri i MBP-së, Zemri Qamili, si dhe shefat e policisë të atij rajoni.
Banorët e fshatit Llokë kanë kërkuar nga përfaqësuesit menjëherë të gjinden dhe të dënohen maksimalisht shkaktuesit e incidentit të mbrëmjes së djeshme. Ndërkaq, zyrtarët e komunave dhe institucineve të rendit publik kanë garantuar se do të angazhohen për kapjen e autorëve të aktit të shëmtuar, duke theksuar që me rëndësi është në këto momente të ruhet gjakëftotësia me qëllim që situata mos të eskaloj.
Edhe para disa muajsh fshati Llokë ishte në shënjestërën e huliganëve, por në atë kohë nuk u thyen xhamat e veturave e as u sulmuan shtëpitë, mirëpo ndodhi diçka e trishtë iu vu flaka urës së drurit që lidhte këtë fshat me Gjorçe Petrovin.





