Komandant Hoxha: Helmet i posedon vetëm shteti, nëse nuk gjenden autorët atë e ka bërë Mijallkovi me UDB-n - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Komandant Hoxha: Helmet i posedon vetëm shteti, nëse nuk gjenden autorët atë e ka bërë Mijallkovi me UDB-n


Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Shk 15, 2014

Lexuar: 1 581 herë



Për helmimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës ekonomike në Gostivar gjatë ditës së djeshme, së fundmi ka reaguar edhe Xhezair Shaqiri - i njohur si Komandant Hoxha. Ai për portali Almakos ka thënë se këto helmime kanë ngjajshmëri me ato të vitetve të 80-ta që kanë ndodhur në Kosovë.
“Helmimet janë të njohura për shqiptarët e ish - Jugosllavisë, që kanë ngjashmëri me ato të viteve të 80-ta që kanë ndodhur në Kosovë. Në Gostivar është për habi si deri sot nuk u zbulua asnjë kriminel që lëshon këto helmime, nëse ju kujtohet kur në Kumanovë në vitin 2003 filluan disa bomba para shkollave, e rrugëve të Kumanovës, ndërsa 2 bomba plasën nëpër Shkup. Po ashtu në atë kohë pati edhe helmime të nxënësve shqiptar në Kumanovë, dhe u pa se dikush po pregatit një skenar antishqiptar në Maqedoni, pas hulumtimeve në teren me Komitetin Ndërkombetarë dolo se pas ketyre akteve qëndronin persona të dishimtë të lidhur me UBD-n. Si pasojë e krejt kësaj MPB e Maqedonisë filloi me arestimet e ish ushtarëve të UÇK-së, dhe sot kemi rastin e montuar të Sopotit ende të pa perfunduar, që s’i rezultat i këtyre proceseve të montuara u dënuan qinra vite burg për ish UPK. U paraqit edhe rasti “Monstra” ku ka ish UÇK, pa asnjë dëshmi nëpër procese gjygjësore ku ish UÇK edhe gjat konfliktit të viit 2001 nuk ka bërë kësi krime makabre, të vret të rinj të pafajshëm dhe ne qysh atëherë kemi thënë se këto akte janë vepra të UDB-s, ku si qëllim kanë zhvendosjen e krizave, apo konfliktev tek shqiptaret, tani të shohim se kush e ka radhën të arestohet nga Ministria e Policisë së Maqedonisë, pa asnjë dyshim prap të akuzuar do të jenë shqiptar, besoj që edhe emrat tani i kanë të porositura nga Beogradi”, - ka thënë për Almakos, Komandant Hoxha.
Po ashtu Shaqiri ka theksuar se, - “Nëse sigurimi i Mijallkovit nuk i gjenë fajtorët e vërtetë me deshmi të fuqishme, atëherë dihet se këto akte i bën UDB së bashku me DSK të Maqedonisë. S’ka dyshim se këto far lloje të helmeve i posedon vetëm shteti, kurse një polic i rëndomtë, apo gjykatës nu ka mundësi t’i zbulojë, përveç shërbimit sekret të Sasho Mijallkovit”.
Ndërkohë, për Almakos edhe Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni ka reaguar duke shprehur keqardhje për helmimin e nxënësve shqiptar në qytetin e Gostivarit.
“Nga ajo që kemi përjetuar dhe që na mësoi jeta mund të kuptojmë se edhe më tej po vazhdon bashkëpunimi mes UDB-së maqedone me atë Sërbe. Ky lloj i helmimit po në këtë mënyrë filloi gjatë viteve 1990 në Kosovë. Pse organet dhe institucionet përpiqen ta heshtin situatën dhe ta paraqesin krejt në rregull ???!! Pse heshtë Gordana Jankullovska ???!!! Përdorimi i gazrave helmues nuk është çështje rasti dhe punë e fëmijëve. Gazrat e tillë janë gazra lufte … Gjenerata ime dhe të tjerë si unë e dijmë mirë se cili shtet në ballkan në vitin 1983 ka blerë nga Iraku sasi të konsiderueshme të gazrave kimik dhe biologjik. Ishte Sërbia dhe mbetet përsëri sërbia me klyshët e saj që i ka në Maqedoni për paraqitjet e tyre publike të urejtjes ndaj gjuhës, flamurit dhe kombit shqiptarë në përgjithësi sidhe ndaj popullatës shqipëtare ne Maqedoni. Kjo gjuhë ditëve të fundit ishte publike edhe në disa media elektronike pro qeveritare si tipi i Llatas qenit i cili uren shqiptarët dhe amerikanët më tepër se çdo gjë tjetër. Ishte ky personi që mbështeti djeg’jen e ambasadës së SHBA-së në Shkup”, - thonë nga Shoqata Kulturore në Shkup.