Konflikt me thika mes nxënësve në Tetovë - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Konflikt me thika mes nxënësve në Tetovë


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Pre, Shk 7, 2014

Lexuar: 1 887 herë



Vazhdojnë incidentet ndëmjet nxënësve në shkollat e Tetovës. Një 17 vjeçar nga Zhelina është lënduar me thikë gjatë një zënke me një 16 vjeçar nga fshati Pallaticë.
Sipas policisë së Tetovës 17 vjeçari, nxënës i shkollës së mesme Ekonomike në Tetovë, të enjten rreth orës 19.40 minuta është sjellur në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të marra me thikë. “Sipas rrëfimit të tij, përderisa ai ka qenë duke lëvizur në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë kanë pasur zënkë verbale dhe fizike me një 16 vjeçar nga Pallatica nxënës i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë me ç`rast ai e ka goditur me thikë në krahun e majtë. 17 vjeçari pas lëndimit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është mbajtur për kurim të mëtutjeshëm. Sulmuesi dhe dëshmitarët e rastit janë thirur në SPB-në e Tetovës dhe në koordinim me prokurorin publik janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e këtij rasti” njofton policia e Tetovës.