Kush është i dyshuari që kërcënoi me bombë në shkollën ‘Bratstvo-Migjeni’ ? - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Kush është i dyshuari që kërcënoi me bombë në shkollën ‘Bratstvo-Migjeni’ ?


Kategoria: Kronikë

Postuar më: Mër, Shk 12, 2014

Lexuar: 2 130 herë



14 vjeçari nga Tetova ish nxënës në shkollën fillore ‘Bratstvo-Migjeni’ në Tetovë në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase është i dyshuari kryesor se ka dërguar emalin kërcënues në adresë të përgjegjësses së kësaj shkolle dhe tetë arsimtarëve.
Lajmin për Tv Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi I Sektoprit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski. Sipas tij, bëhet fjalë një 14 vjeçar ish-nxënës në këtë shkollë, transmeton Tv KOHA.
“Me urdhër të veçantë të gjykatësit hetues policia ka konfiskuar kompjuterin e tij , do të bisedohet me atë në prezencë të prindërit rreth motiveve dhe arsyeve pse ka dërguar email kërcënues në adresë të arsimtarëve dhe përgjegjëses së shkollës” tha Josivovski, raporton Tv KOHA.
Ndryshe, në orët e paraditës një email kërcënues se nëse nuk gjejnë 100 mijë denarë do të shpërthejë bombë në shkollën Migjeni. Emailin ai e kishte shkruar me nofkën “I Çmenduri I retarduar”, por në fund rezultoi se kishte qenë alarm I rejshëm. Policia kishte larguar të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe puntirët në shkollë.