Lirohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e gruas - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Lirohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e gruas


Kategoria: Diaspora

Postuar më: Enj, Shk 13, 2014

Lexuar: 937 herë



I dyshuari për vrasjen gruas së tij në fund të janarit në Wohlen është liruar nga burgu. Prokuroria beson se ka indikacione se gruaja nga Kërcova mund të jetë vetëvrarë.
Ndaj 40 –vjeçarit , shqiptar nga Maqedonia prej 29 janari 2014 janë aplikuar masat shtrënguese në paraburgim nga gjykata për shkak të mundësisë së arratisjes dhe marrëveshjeve të fshehta. Ai dyshohej se ka vrarë gruan e tij, transmeton albinfo .
Prokuroria gjatë hetimeve nuk ka mundur ta vërtetojë dyshimin kundër tij dhe për këtë arsye ai ishte liruar të martën nga paraburgimi.
Hetimet e deritanishme të policisë kantonale të Aargau, të policisë dhe prokurorisë në Muri - Bremgarten çojnë në vetëvrasjen e 35 – vjeçares nga Maqedonia .
Megjithatë, rrethanat dhe faktet e incidentit ende nuk janë kuptuar plotësisht dhe për këtë arsye do të vazhdojnë hetimet.