Lojtarët e Shkëndijës festojnë pavarësinë e Kosovës në Turqi - tetova1.com

Lojtarët e Shkëndijës festojnë pavarësinë e Kosovës në Turqi


Kategoria: Sport

Postuar më: Hën, Shk 17, 2014

Lexuar: 597 herë



Edhe futbollistët e Shkëndijës nga Tetova iu kanë bashkuar festës së 6-vjetorit të pavarësis së Republikës së Kosovës përmes një takimi spontan në Belek të Antalias në Turqi, atje ku kuqezinjtë për disa ditë janë duke i zhvilluar përgatitjet e fazës së dytë përgatitore të dimrit.

Në një foto të publikuar nga futbollisti kosovar i Shkëndijës, Astrit Fazliu, në rrjetin social facebook, ku shkruan “duke festuar pavarësinë e Kosovës” shihet qartë se si lojtarët e Shkëndijës me shqiponjë dykrenare po festojnë 17 shkurtin, Ditën e Pavarsisë së Kosovës, ditë kjo mbarëkombëtare për shqiptarët. Në kampin kuqezi artmosfera është shumë pozitive, pasi ekipi sot ka shënuar edhe fitoren e parë ndaj Atyrau-n të Kazakistanit me rezultat 1-0, me një gol të shënuar nga Mensur Kurtishi nga penalltia./lajm/