Maqedonia perëndimore dhe Shkupi lidhen me autostradë - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Maqedonia perëndimore dhe Shkupi lidhen me autostradë


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Shk 12, 2014

Lexuar: 581 herë



Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski pret që deri në fillim të qershorit të shpallet thirrje publike për koncesioner për akset rrugore të autostradave Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë.
Pas përpilimit të studimit fizibiliti, Janakieski thekson se Institucioni ndërkombëtar financiar IFC do të animojë më shumë koncesioner potencial. “Aksi rrugor prej Shkupit deri në Ohër, do të jetë lëndë e koncesionit, ndërsa studimi fizibiliti tashmë është përfunduar. Është bërë korniza.
Qëllimi ynë është që deri në maj ICF të bëjë më shumë roud shoa të animojë më shumë koncesionar potencial të mundshëm dhe institucione financiare dhe presin nga fundi i majit apo fillimi i qershorit të shpall thirrje publike për gjeten e koncesionerëve për aksin rrugor nga Gostivar deri në Kërçovë, si një pako, ndërsa pakoja e dytë është nga Shkup deri në Bllacë” deklaroi Janakieski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të internet faqes së re të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore.
Sipas Janakieskit, ndërtimi i aksit nga Prishtina drejt Shkupit për të cilën autoritet kosovare duhet të lidhin marrëveshje më vonë deri në mars, do ta bëjë aksin rrugor Shkup-Bllacë më atraktiv për koncesionerët.
“Dje në Tiranë realizova takim me ministrin e Transportit të Kosovës, me informoi se ata veç më kanë zgjedhur kompani ndërtimore dhe në vijim është faza e ankimit. Presin që më vonë deri në mars të lidhin marrëveshje për punë dhe të fillojnë me ndërtimin e aksit rrugor nga Prishtina drejt Shkupit. Kjo edhe më shumë do ta bëjë pakon Shkup-Bllacë më atraktive për koncesionerët”, deklaroi Janakieski.