Mehmedi: Ky akt duhet dënuar nga të gjithë njerëzit
Kryetari i RDK-së dega Gostivar Vesel Memedi ka reaguar nëpërmes faqes së tij në facebook me rastin e helmimit në shkollën e mesme ekonomike duke thënë se ky akt duhet dënuar nga të gjithë njerëzit.
“Akti i helmimit të fëmijeve të shkollës së mesme ekonomike në Gostivar është akt jonjerëzor dhe duhet dënuar fuqishëm nga të gjithë njerëzit.Ky akt ngjason me aktet e ngjashme të periudhës moniste këtu tek ne dhe në Republikën e Kosovës.
Kërkojmë fuqishëm nga organet kompetente që të zbardhet rasti deri në fund sepse në të kundërtën ky akt do të nxjerr në sipërfaqe dyshime me pasoja të mëdha për vendin në përgjithsi. Lutjet tona shkojn mbi këta fëmijë dhe familjet e tyre në këto momente të vështira, që të përballojnë këtë vështërsi” shkruan Vesel Memedi, kryetar i RDK-së dega Gostivar.




