Musa kundërshton Alin për presidentin konsensual?! - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Musa kundërshton Alin për presidentin konsensual?!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Hën, Shk 3, 2014

Lexuar: 704 herë



Ideja e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, për zgjedhjen e presidentit konsensual, përvëc nga VMRO-DPMNE’ja, ka filluar të kundërshtohet edhe prej BDI-së. Ideja e tillë është kundërshtuar, së fundmi, edhe nga nënkryetari i qeverisë Musa Xhaferi, i cili ka thënë se kjo ide nuk mund të realizohet pa ndryshe kushtetuese, me çka në mënyrë indirekte, si duket ka nënçmuar njohuritë e Ali Ahmetit, për Kushtetutën, me këtë paraqitje.
Koha do të tregojë nëse përplasja rreth idesë për president konsensual, paraqet përçarje ndërmjet këtyre dy figurave kyçe të BDI-së, por në rast se dështon kërkesa për president konsensual, atëherë bëhet e qartë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti, nga një figurë e rëndësishme politike, po shndërrohet në figurë margjinale, sepse paraprakisht atij i dështoi edhe ofensiva diplomatike për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Si dështim tjetër llogaritet edhe kundërshtimi i Ali Ahmetit ndaj zgjedhjeve të parakohshme, të cilat sipas paralajmërimeve nga Beogradi, megjithatë do të mbahen gjatë muajit prill.


Paralelisht me rënien e peshës politike të Ali Ahmetit, si duket po rritet pesha politike e Musa Xhaferit, i cili kohë më parë, u vërejtë në hotel “Aleksander Pallas” në Shkup, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuluim (DSK) Sasho Mijallkov.
Nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Musa Xhaferi, për portalin e afërt me VMRO-DPMNE-në “pres24″, ka vlerësuar se ideja e BDI-së për “president konsensual”, nuk është për t’u banalizuar, por që për kandiatë për “president konsensual”, nevojiten ndryshime kushtetuese./Lajm/