Partia për Prosperitet Demokratik dhe të rinjtë e Fshatit Gajre dhe Shipkovicë - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Partia për Prosperitet Demokratik dhe të rinjtë e Fshatit Gajre dhe Shipkovicë


Kategoria: Opinione

Postuar më: Mër, Shk 12, 2014

Lexuar: 1 853 herë



Miftar Ziberi
Të gjitha partitë politike të gjertanishme nuk kanë bë asgjë për rininë, kurse rinia këto 23 vitet e fundit i ka përjetuar të gjitha momentet më të vështira ku kanë qenë protagoniste dhe viktima e të të gjitha proceseve të organizuara nga partitë politike. Të gjithë të rinjtë shqiptar në fillim të viteve të 90-ta morën guximin dhe iu kundërvunë regjimit komunist në Shqipëri dhe e përmbysën atë, të rinjtë shqiptar në Kosovë bënë luftën për çlirimin e atdheut të tyre nga shtypja e egër dhe e pamëshirshme e sunduesve serb, kurse të rinjtë shqiptar në Maqedoni në vitin 2001 ishin bartësit kryesor që ndikuan në promovimin e qetë të Marrëveshjes së Ohrit ku pretendohet të ketë një zhvillimit harmonik të shoqërisë qytetare duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik bashkë me interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Gjithashtu rinia shqiptare e Maqedonisë nga fshatrat e Tetovës Gajre dhe Shipkovicë në vitin 1990 pa pikën e frikës deponuan emrat e tyre në kërkesën për themelimin e Partisë për Prosperitet Demokratik (së shpejti do i zbardhi emrat e tyre), këta të rinj treguan një heroizëm të paparë pasi në ato kohëra të leshta kur njerëzit frikoheshin që të lexojnë Rilindjen e Prishtinës këta të rinj sakrifikuan veten dhe familjet e tyre për themelimin e një partie politike që Shqiptarët e Maqedonisë në të ardhmen të merren në mënyrë legale me politikë.
Si gjithmonë që ndodhë në jetë e njëjta gjë ndodhi edhe me ne themeluesit e kësaj partie, nuk ishim askund në forumet e atëhershme të Partisë për Prosperitet Demokratik askund nuk figuronin as këta të rinj sakrifikues nga fshati Gajre dha Shipkovicë pasi partinë e gllabëruan komunistët e gjeratëhershëm shqiptar. E çfarë të bënte i gjori Zoti Nevzat Halili si i vetmuar në këtë parti të hienave komuniste?!
Unë mendoj se forca kryesore e një partie është rinia dhe si e tillë ajo duhet patjetër që me seriozitetin më të madh të përshihet në të gjitha poret partiake pasi asaj për të qenë vetvetja nuk i mungon guximi, as forca dhe as energjia, asaj nuk i mungon as përgatitja akademike. Problemi kryesor i mospjesëmarrjes së rinisë Shqiptare nëpër partitë politike qëndron në atë se partitë e gjertanishme e kanë çoroditur rininë, por unë kujtoj se rinia Shqiptare sot paraqet një forcë reale që mund ti diktoj politikës shqiptare këtu në Maqedoni (pse jo edhe asaj të Maqedonasve) për hapat dhe reformat që duhet ndërmarr, që puna e Shqiptarëve të vete mbarë.
Të rinjtë nuk kanë nevojë që t`u nënshtrohen udhëheqësve të partive politike që ato të përfshihen në partitë e tyre, pasi të rinjtë janë një forcë reale të cilët pa dyshim se mundet të imponohen me botëkuptimet e gjera intelektual dhe idetë e tyre të pashtershme, dhe nëse është kështu atëherë partitë politike nuk duhet të presin imponimin e të rinjve por duhet që sa më parë ti inkuadrojnë ato në parti dhe ky inkuadrim duhet bërë nëpërmjet normave të statutit të partisë. Këtë gjë duhet bërë shumë shpejt edhe për atë që në të ardhmen mos të ndodhe si në të kaluarën, juristet më me zë të Evropës që në kuadër të Partisë për Prosperitet Demokratik do të angazhohen për çështjen e Marrëveshjes së Ohrit duhet që të shkruajnë edhe statutin e partisë në të cilin domosdo të parashikohet përfshirja e të rinjve në parti. Aty duhet të ketë një nen ku do të thuhet se në të gjithë rrafshin partiak të rinjtë duhet të përfaqësohen me 33%.
Sipas statistikës Shqiptarët janë kombi me një moshë më të re në botë, mandej rinia sot lirshëm mund ta ketë në duart e saja si fatin e tyre gjithashtu edhe atë të vendit pasi ajo është një forcë reale, e gjallë e freskët me një dëshirë të paparë për ndryshim, andaj çdo parti rinisë duhet që t`ia japi 33% që i takon që ajo t`i konkretizojë të gjitha idetë dhe vizionet e saja. S`ka më mirë se kur mbrohet rinia dhe respektohet pleqëria.
Në partinë për Prosperitet Demokratik nuk duhet të vlej rregulla e pashkruar e cila thotë: të rinjve ju mbetet Bota ndërsa pleqve funksionet.