Qeveria i ndan 20 hektarë truall USHT-së për fakultetin e bujqësis - tetova1.com

Qeveria i ndan 20 hektarë truall USHT-së për fakultetin e bujqësis


usht-620x320
Kategoria: Arsim

Postuar më: Mar, Shk 18, 2014





Qeveria e Maqedonisë i ka ndarë Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) 20 hektarë tokë shtetërore, për nevojat e studimeve të studentëve në fakultetin e bujqësisë dhe punës praktike të tyre, ndërsa trualli ndodhet pranë stadiumit të fshatit Reçicë.
“Të njëjtat i jepen në koncesion, në shfrytëzim pa qira, universitetit shtetëror të Tetovës, për afat prej 20 vjetësh, ku do të bëhen hulumtime shkencore në sferën e bujqësisë, dhe për këto Universiteti po ashtu do të mund të aplikojë për subvencionime të cilat do të jenë diku prej 3000 deri në 5000 euro në vit varësisht nga kultura bujqësore që do të mbjellë”, tha sekretari shtetëror prannë Ministrinë e Bujqësisë. Besir Jashari,
“Kjo do të jetë një produkt shumë i mirë jo vetëm për Universitetin Shtetëror të Tetovës por gjithashtu edhe për kuadrot e specializuar që do jenë të mirëseardhur për të gjithë bujqit që në të ardhmen do të kenë nevojë për ndihmë drejtpërdrejtë profesionale sa i përket dhënies së kësaj toke USHT-së”, tha nga ana tjetër zv/ministri i Arsimit Safet Neziri.
“Shfrytëzimi i tokës do të bëhet në kuadër të fakultetit të bujqësisë me të cilin mendojmë të startojmë vitin e ardhshëm dhe me disa programe studimore, ku do kultivohen lloje të ndryshme të bimëve, do bëhet shartimi i fidanëve të rinj, do të krijohen plantacione apo sera për kultivimin e bimëve të ndryshme që në të ardhmen studentët e fakultetit të bujqësisë të mundë të kryejnë edhe pjesën praktike”, tha nga ana tjetër, rektori i USHT-së Vullnet Ameti.