Shaban Memeti rizgjidhet kryetar i degës së BDI-së në Tearcë (FOTO) - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Shaban Memeti rizgjidhet kryetar i degës së BDI-së në Tearcë (FOTO)


shabter
Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Shk 2, 2014

Lexuar: 842 herë



Bashkimi Demokratikë për Integrim mbajti sot Kuvendin zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Degës për Komunën e Tearcës. Kuvendi zgjedhor u realizua në atmosferë demokratikë, ku votuan gjithsej 33 kuvendarë të BDI-së të Komunës së Tearcës.
Për këtë post të rëndësishëm partiak, kandiduan dy Kandidatë dhe atë: Shaban Memeti dhe Lulzim Islami. Për Kryetar të Degës së BDI-së në Tearce u zgjodhe Dr. Shaban Memeti, kirurg në Klinikën e Kirurgjisë dhe asistent ne fakultetin e mjekesisë në Shkup, gjithashtu edhe Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

shaban_memeti_2_1
Kryetari i sapo zgjedhur Dr.Shaban Memeti ne fjalimin pershendetëss ftoj për bashkëpunim më të fortë, për ngjeshje të rradhave të BDI-së edhe në fitore të perbashkëta në nivel kombëtar dhe komunal. Ai këtë post partiak e ndjenë si përgjëgjësi për ti përcjellë proceset përpara, për respektim të Programit të BDI-së.

1795570_10201582732877845_2140342937_n
Të pranishem në këtë Kuvend ishin Hazbi Lika – Sekretar organizativ i BDI-së dhe Atilla Rexhepi i dërguari i Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për vezhgimin e procedurës zgjedhore ndërpartiakë.

tearc1