Shteti multietnik!!!
|
Bajram Rexha
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë,Maqedonia nëpërmjet referendumit të datës 8 Shtator 1991,shpalli pavarësinë e saj.Maqedonia është shtet multietnik,multikulturor dhe multifetar,në të cilën jetojnë maqedonasit,shqiptarët,romët,turqi,vllehët etj.Ky është një definicion shumë qesharak,pasi nuk mund të quhet shtet multietnik,përderisa zhvillohet një politikë nacionale maqedonase.Nuk mund të quhet shtet multietnik kur del një qen gazetar dhe ofendon shqiptarët,thëret për politike nacionaliste.Të gjitha këto i bën ai gazetar apo ai medium që të gjithë e dinë se janë të përkedhelurit e pushtetit.Ata financohen nga pushteti,me anë të buxhetit që secili prej nesh kontribuon.Ne shqiptarët për çdo ditë e mbushim arkën e shtetit duke paguar tatime dhe gjoba.Si na kthehen neve ato para?!Shumë përgjigje e thjeshtë:Duke na sharë dhe ofenduar përsëri neve shqiptarëve.Si ka mundësi që në një medium të cilin e ndjekin edhe shqiptarët,të thëret për një politikë nacionaliste maqedonase,dhe qeveria aspak nuk reagon.Duke ditur se edhe një parti shqiptare është pjesë e pushtetit,të bën të habitesh edhe më shumë.Nuk e di se a janë të shurdhër,të verbër apo ju konvenon diçka e tillë.
Çdo herë kur Maqedonia mer përgjigje negative për negociata me Bashkimin Europian dhe Nato-n,shumë herë ceket mungesa e lirisë së mediave.Në Maqedoni mungon liria e mediumeve,pasi shumica janë të kontrolluara dhe të financuara nga pushteti.Këto mediume,apo më mirë të themi ai medium ku ai “gazetari” për çdo ditë na e çanë kokën,çdo herë arsyetojnë politikën e kësaj qeverie,por në anën tjetër arsyetojnë miliona eurot e mara nga qeveria.Pse ky medium nuk reagoi aspak kur u sulmuan shtëpitë shqiptare të fshatit Llokë të Shkupit.Pse çdo herë kur sulmohen shqiptarët askush nuk mer përgjegjësi,por vetëm punohet për “zbardhjen e rastit”.Ky gazetar I cili në edicionet e lajmeve bën monologje,tregon përalla dhe budallallëqe,asnjëherë nuk u angazhua që Maqedonia të jetë një shtet multietnik.Mirëpo kjo gjë nuk mund të pritet nga një shovenist sërb,një piun I kasapit te Ballkanit,Sllobodan Millosheviq.






