Si dështoi plani i vrasjes së të rinjve shqiptarë në Shkup? - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Si dështoi plani i vrasjes së të rinjve shqiptarë në Shkup?


prot1
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sht, Shk 1, 2014

Lexuar: 719 herë



Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni përmes një komunikate theksoi se nga fillimi dhjetorit të 2013 ishte parashikuar vrasja e të rinjve shqiptarë.
Gjithçka kishte të bënte me nje skenarë të planifikuar që ishte zbuluar, ku si cak ishte vrasja e të rinjve shqiptarë, pas paralajmërimit për protesta për rrënimin e përmendores së “Car Dushanit”.
Ja si e përshkruan ngjarjen kjo shoqatë përmes kryetarit të saj Daim Hiseni duke u thirrur në burimet e saj:
Nata e 6 dhjetorit 20013 duhej të jetë një kasaphane për shqiptarët e Shkupit.
Këtë natë sipas kuzhinave sërbo- maqedone ishte kurdisur të vriten 3-4 djema të rinj shqiptar, djema të pafajshëmqë duhej të egzekutohen nga njësiti Car Llazar nga Republika sërbska por të porositur dhe të paguar nga Maqedonia.
Në radhë të parë falenderoj Zotin që deshi të informohemi me kohë, pastaj edhe publikisht falenderoj shokët besnik të veprimtarisë kombëtare të cilët disa ditë më parë më kishin marrë në telefon dhe më treguan se çkaa po përgatitet në Shkup.
Pas deklaratës publike të drejtorit të shërbimit shtetëror se në maqedoni po qarkullojn dhe lëvizin pjesëtar të shërbimeve të huaja, gjë që për shqiptarët aspak nuk është për tu habitur se në Shkup vepron shërbimi sekret sërb u kuptua se Car Dushani ishte një mollë sherri e kurdisur nga kuolare maqedono shqiptare, njerëz të nëntokës por figura me ndikim në skenën politike në Maqedoni.
Ajo natë që më ftuan në televizionin alsat_m kishte për qëllim të ftoj popullatën dhe rininë shqiptare të dalim tek Ura e Gurit për ta rrënuar shtatoren e car magarit. Ku pasi të dëmtohen disa përmendore, ku më pas persona të paguar nga republika Sërbska do të egzekutojnë ose më mirë thënë do të vrasin 3-4 djema shqiptar në shenjë hakmarrje për “smillkovsko ezero”, ku më pas një grup tjeter e përbërë nga shqiptarë do të ngrejn në ajër shtatoren e dushanit dhe do të krijohet krizë politike në vend dhe pasi që shqiptarët të lëshojnë qeverinë të dilet në zgjedhje të parakohëshme.
Kjo ishte edhe njëra nga arsyet pse askush asaj kohe nuk e merrte për sipër se kush qëndron pas car maxhupit!!!
Kur e panë se Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni ua prishi planin tentuan edhe njëher ta provokojnë popullatën, por kësaj rradhe popullata shqiptare doli shumë më e përgatitur, më e ngritur, më e vetëdisuar dhe më strateg se kuzhinat sllave të përziera me lugë sh(q)iptari por gjak shitur. Opsioni i dytë ishte ngacmimi i sensit fetar ose trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore duke e krijuar rastin e kalasë me shitjen e tokës e cila edhe publikisht ju kishte premtuar Bashkësisë Islame në Maqedoni.

prot2

Kur filluan të qarkullojnë zërat se do të organizohen protesta në kala, shumë veta nga kuolaret maqedone, por edhe nga ato shqiptare si nga nëntoka, njësoj edhe nga bashkësia islame filluan të gëzohen se po arihet qëllimi famkeq për shqiptarët por fatmirësisht për politikën dirtore. Deshi Zoti që edhe kjo të shuhet dhe një grumbull kriminelësh të mbeten me gishta në gojë.
Falenderoj përzemërsisht të madhin ZOT që pamundësoi dëshirën sllave për të përsëritur Bit pazarin, Gostivarin dhe Radolishtin.
Unë nuk e kontestoj se gjithmon ka pas, ka dhe do të ketë lojra politike, por jo edhe me gjak dhe kokë shqiptari.
Jemi të vetëdijshëm se një pjesë e vogël të politikanëve maqedonas dëshirojnë bashkimin dhe bashkangjitjen e Maqedonisë me Sërbinë, por fatmirësishtë që pjesa dërmuese e popullatës të etnikumit maqedon nuk e ndajn këtë mendim.
Politika e VMRO-së dhe e Car Nikollës është mirë që një orë më parë të perendoi dhe të merr fundë, të prijashtohen nga skena politike. Poashtu edhe blloku politikë shqiptarë duhet të vetëdisohet dhe të bëj ndryshime radikale në mjediset e veta.
Disa kukulla dhe marioneta që i shohim në përditshmërinë tonë na lënë përshtypjen e fjalës së vjetër popullore:
“ AS HAJRI I TURKUT POR AS SHERRI I SHKJAUT “
Më herët kisha deklaruar se nga afër po e përcjellim situatën dhe ngjarjet politike në vend.
Edhe më tej mbetemi syçel dhe në mbrojtje të qytetarëve tanë edhe pse organet dhe strukturat politike na kanë lënë jashta rrjedhave duke na larguar nga puna dhe duke na pamundësuar edhe kafshatën e bukës për familjet tona.
Për ne veprimtarët e vjetër edhe kimja e flokut e një të riu shqiptarë është më e vlefshme se pushteti i Maqedonisë.
Njëherit nga ky vend ju bëj lutje qytetarëve dhe në veçanti rinisë dhe studentëve që të solidarizohen mes vete, të bashkojnë forcat e tyre intelektuale, të ndihmohen dhe reshtohen në vijën e kauzës kombëtare për një të mirë të përbashkët dhe të mos bijen nën ndikimin e qarqeve të erëta që vijn direkt nga politika sërbe.