Komuna e Tetovës e përmison gabimin - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

Komuna e Tetovës e përmison gabimin


xhamia e larme
Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Shk 4, 2014

Lexuar: 1 372 herë



04.02.2013 - 15:00 / Ka qenë i menjëhershëm reagimi i administratorëve të faqes të Komunës të Tetovës, duke përmisuar gabimin për vitin e ndërtimit të Xhamisë së Pashës. Tani në vend të 1945 siç ishte deri mbrëmë, figuron 1495 si vit i ndërtimit të kësaj xhamie me vlera të larta historike dhe kulturore.

________________________________________________________________

Kur u ndërtua Xhamia e Larme? Objekti me të cilin karakterizohet qyteti i Tetovës për turistët e shumtë sipas webfaqes së Komunës së Tetovës është ndërtuar në vitin 1945. “Xhamia e Pashës, u ndërtua në vitin 1945, ky monument paraqet një shembull përfaqësues dhe realizim të veçantë artistik, me dekorim specifik të jashtëm e sidomos në brendinë e saj. Për shekuj me radhë ky objekt e ruan funksionine saj fetar dhe edukativ-arsimor e kulturor. Objekti paraqet një kompleks në vete, Veçohet për nga vlerat e mëdha artistike dhe improvizimet e ndërtimit” shkruan në paragrafin e parë kushtuar Xhamisë së Pashës në linkun e faqes të Komunës të Tetovës.Tedhenat e Xhamise Pashes

Në fakt Xhamia e Pashës është ndërtuar më 1495 kurse e rindërtuar nga themeli dhe e zgjeruar më 1833 nga ana e Abdurrahman Pashës, biri i Rexhep Pashës, që janë mbrojtësit e Tetovës, të cilët kanë qenë edhe dashamirë të mëdhenj të artit. Të gjitha këto të dhëna i kuptojmë nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen në xhami si dhe nga nishani i varrit i cili ruhet në turben e ndërtuar në oborin e xhamisë.

Shpresojmë që përgjegjësit e ëebfaqes të komunës së Tetovës do të reagojnë me kohë për të përmisuar këtë të dhënë.