Tetovë: Gruaja e rreh burrin me laptop
48 vjecari Z.Gj nga Tetova mbrëmë ka denoncuar se rreth orës 21 e 30 minuta është sulmuar nga ish bashkëshortja e tij V.Gj 52 vjecare me të cilën jetojnë në të njejtën shtëpi njofton policia.
Sipas tregimit të tij V.Gj fillimisht e ka goditur me laptop në kokë ku ka qenë duke punuar dhe më pas ka filluar ta tërheq zvarrë dhe e ka kërcënuar, me çrast i ka shkaktuar lëndime të dukshme. Pas denoncimit të rastit V.Gj është thirur në stacion është biseduar me të dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti njofton policia.




