UEJL më i miri prej universiteteve shqiptare në rajon - tetova1.com - Portal Informativ për qytetarët shqiptarë të Maqedonisë

UEJL më i miri prej universiteteve shqiptare në rajon


Kategoria: Arsim

Postuar më: Hën, Shk 17, 2014

Lexuar: 1 164 herë



Universiteti i Europës Juglindore në listën e “Webometrics”, që vlerësohet përmes kërkimeve në internet dhe platformave tjera teknologjike rangohet më lartë se të gjitha universitetet tjera shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Ky rangim është pjesë e Këshillit të Kërkimeve në Spanjë CSIC, që është ndër organizatat e para themelore kërkimore në Evropë. CSIC përbëhet nga 126 qendra e dhe institute të shpërndara.
Sipas “Webometrics”, Universiteti i Evropës Juglindore radhitet në vendin e 7 781 në botë, Universitetit Epoka me seli në Shqipëri renditet i 7 832-ti, Universiteti i Prishtinës radhitet në vendin e 8067, Universiteti i Tiranës (8667), më pas Universiteti i Neë York-ut në Tiranë (9538), Universiteti Politeknik i Tiranës (10382).
Sipas “Webometrics”, USHT radhitet në vendin e 10.823, kurse Universiteti Bedër (11 829).
Në Maqedoni sipas “Webometrics”, në vendin e parë renditet “Shën Kirili dhe Metodi” që radhitet në vendin e 1256 në nivel botëror, pason Universiteti i Shtipit në vendin 5171, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir në vendin e 5418.
Nga universitetet tjera publike të kryeqyteteve të rajonit janë ngritur në rangim në raport me vitin e kaluar. Kësisoj, Universiteti i Lubjanës nga vendi 241 është ngritur në 192, Universiteti i Zagrebit nga 578 në atë 497, Universiteti i Beogradit nga 729 në 509, ai i Shkupit nga vendi 1878 në 1256, i Sarajevës nga vendi 2274 në 1928, si dhe ai i Podgoricës nga 4191 në 3858.

/tetova1/