BDI: RDK - ja ka keqkuptuar rolin e opozitës - tetova1.com

BDI: RDK - ja ka keqkuptuar rolin e opozitës


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mër, Pri 9, 2014

Lexuar: 146 herë



Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të BDI - së ndaj konferencës për shtyp të sekretarit të RDK-së:

“Janë qytetarët ata dhe jo partitë politike, e aq më pak politikanët e delegjitimuar në zgjedhjet e vitit 2013, që vlerësojnë arritjet e qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim.

RDK duket se ka keqkuptuar të bërit rolin e opozitës, meqë kjo detyrë ushtrohet duke ofruar programe e zgjidhje për nevojat e qytetarëve, dhe jo duke kundërshtuar vend e pa vend BDI-në.

Ne kemi mirëkuptim, megjithatë, se të bërit akuza është më e lehtë sesa hartimi i programeve dhe i projekteve në interes të qytetarëve dhe se, të prishësh është më e lehtë se të ndërtosh.

BDI ka dhënë llogari përpara opinionit shqiptar për të gjitha arritjet e saj, por dhe për ngecjet objektive në zbatimin e programit qeverisës, ndërsa shkon sot në zgjedhje me 1.081 projekte.

Ajo për të cilën RDK duhet të japë llogari përpara shqiptarëve, është çështja se, me porosinë e kujt, në vitin 2011, ndikoi në uljen e deputetëve shqiptarë, nga 29 në 25.

Si dhe, kush është porositësi që RDK nxori në momentin e fundit kandidat për Njësinë në Europë, vetëm e vetëm për të copëtuar trupin votues shqiptar dhe favorizimin e VMRO-DPMNE-së.”