Beteja e fundit…
Erdit Alili
Arritëm aty ku nuk e prisnim në Betejen Përfundimtare! Pse them Beteja e Fundit? E them per shkak se kane arritur kulminacionin, kaluan çdo kufi, diskriminim, pabarazi në vend, na kanë kthyer me vite pas, shqiptarët edhe pse përafërsisht janë 1 Milion në këtë Shtet nuk përfillen nga askush. Kur dolën në fillim në skenë shqiptarët ju dhanë levdatën e “Heroit” ju besuan ju menduan për “Çlirimtarë”, por sot 12 vite më vonë doli krejt e kundërta, ata “Çlirimtarët” nuk dolën ashtu si shqiptarët i menduan. Nuk kishin qenë asgjë tjeter pos disa matrapazë dhe të shitur qe shfrytëzuan te gjitha mundësitë për të ardhur në pushtet, edhe pse ju desht t’i vrasnin 500 djem të rinjë pas lufte, edhe pse ju desht që me qindra nëna dhe fëmijë t’i lënë pa burra, pa baba, ata erdhën ku deshtën, aty ku e kishin planifikuar që në fillim.
Prej atëher kaluan 12 vite nga këto 10 vite ishin në pushtet kta “Çlirimtarët”, për 10 vite gjendja jonë në shtet sa vinte e keqësohej saqë arriti deri në këtë pikë ku jemi sot, për 10 vite premtime, mashtrime cka bënë për shqiptarët?! ASGJË, përderisa për maqedonasit jeta në këtë shtet sa vjen dhe bëhet më e lehtë, falë këtyre “Çlirimtarëve”, për ne gjithçka është shumë e rëndë, s’kemi as kushtet parore për jetesë, s’kemi prej ku të sigurojmë bukën e gojes, papunësia arrin mbi 75% përsëri “falë Çlirimtarëve”! Lere që tentuan të na shkatërojnë si komb, por pas 10 vite mashtrimeve dhe premtimeve, përsëri pa fije turpi dalin dhe kërkojnë votën e shqiptarëve! Lexoj nëpër portale të ndryshme se “Bossi” paska thënë se kërkon mandat që të fitojë njerëzillëku, po çfar njerëzillëku o zotni “Bossi”? Tash pas 10 viteve kur e keni kuptuar se do të kaloni në opozitë, tash j’u kujtua të na flisni per njerëzillëkun? Ku e kishit ju dhe bashkëpartijakët e juaj për 10 vite këtë njerëzillëk?
A e dini se brenda këtyre 10 viteve pushtet ka me dhjetra të vdekur nga uria dhe nga turpi se nuk mund t’ju sigurojnë familjeve të veta kafshatën e gojes? A e dini se brenda këtyre 10 viteve fëmijët shqiptarë gati se çdo ditë rrihen rrugëve të Shkupit? A e dini ju zotni “bossi” se brenda këtyre 10 viteve burgosen nënat shqiptare pa faj? A i dini këto punë zotni “bossi”? Po, sigurisht i dini sepse ju dora vetë i keni planifikuar të gjitha këto nëpër bodrumet e Beogradit dhe Udb-së, por tash edhe gjithë Shqiptarët i dinë “heroizmat” dhe bëmat e juaja zotni “Bossi”!! Mos tentoni edhe njëherë të talleni me ndjenjat dhe intelegjencën tonë se do ta pësoni keq!!
Autori i tekstit është anëtarë i RDSH-së në Poroj
Opinionet e artikullshkruesve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimin e redaksisë.




