DPA: Presidenti nuk zgjidhet që në raund të parë
|
Agjencia gjermane e lajmeve DPA ka shkruar se Maqedonia sot zgjedh presidentin e saj. Sipas kësaj agjencie, gjasat janë që presidenti të zgjidhet në rrethin e dytë të votimeve.
Kjo, shpjegon agjencia, për shkak se asnjë kandidatët nuk mund të arrijë dot 50 përqind të votave.
Agjencia në fjalë ka kujtuar edhe njëherë faktin se zgjedhjet në Maqedoni gjithmonë kanë kaluar me zhurmë, me manipulime dhe dhunë.
Agjencia DPA ka shkruar në fund se Maqedonia është një vend që ka marrë statusin e kandidatit për në BE që më 2005, ndërsa aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.





