Hajde Afrim, renditu edhe ti në ‘zbor’!
Ernad Fejzullahu
Për ata më të rrënjët që nuk e dinë çfarë është fjala “zbor” në regjimet marksiste –leniniste, në mëngjes renditeshin të gjithë dhe komisari politik i rrëgjimit ju mbante ligjërata. Çdo ditë!
E njëjta gjë po ndodhë edhe tani, në prag të zgjedhjeve, krejt këta fundërrina marksiste-leniniste renditen dhe me komandë, duke sulmuar e duke shpifur i shërbejnë komisarit politikë SHOKUT ALI e të pavdekshmit dhe udhëheqësi largpamës i çështjes shqiptare SHOKUT XHEVDET HAJREDINI !
Ti Afrim I. në atë paçavuren tënde ofendon, fyen e shpif kundër kryetarit, Menduh Thaci dhe kundër meje. Këtë që po ta them tani kam menduar mbase nuk do ta thoja kurrë, po ja që e lypë me zor.
Vëllaun tënd më të vogël V.I. e kam patur shok fëmijërie. Kam hëngër bukë te ai edhe ai te unë. Kemi kaluar nëpër disa sfida gjatë vitit 1985-1990. Demonstratat në Prishtinë, shpërndarje trakteve edhe gjatë orëve policore në atë kohë në Prishtinë, literaturë të ndaluar organizime të ndryshme etj.
Afrim, për hir të Xhevdet Hajredinit e Atillës mos u bënë palaço, në pamundësi të ti them ndër sy, se nuk dua të të shoh po ti them me këtë letër:
-Ti dhe vëllai yt i madhi ishit në burg, ti në Idrizovë e ai tjetri në një qytet të Malit të Zi. Nëna juaj (ndjesë pastë) para se të ju vizitoje në burg, përgatite paketat me ushqim. Në atë kohë ( 1985…) ishte mungesa e madhe e qumështit dhe disa artikuj tjerë ushqimor dhe nuk grindeshin lehtë. Unë, që ti sot më quan shërbëtor, shkoja te dyqani të cilën e mbanin Menduh Thaci (që ti e fyen more i pafytyrë) me vëllezërit e tij dhe i merrja jo vetëm gjërat ushqimore që nuk gjendeshin por edhe gjërat tjera. Menduhi (Th.) më thoshte mos i trego nënës së shkretë, që mos të preket, çka do që të ketë nevojë te ky dyqan lirisht le ti marre vetëm që ata, pra ti Afrim dhe vëllai tjetër që ishit në burg të ju lehtësohet pak. O Afrim po kjo është e vërtetë! Pas burgut, te dyqani i atij Menduhit ke ndejtur bashkë me Afetin dhe vëllezërit tjerë të Menduhit që sot more i pafytyrë i gjuhesh në qafë. Thuaje se edhe kjo nuk është e vërtetë !
Kur ti Afrim dhe vëllai tjetër i madh ishin në burg, erdhi policia në banesën tuaj dhe i nxjerrën teshat para ndërtesës. Po ti Afrim a aspak nuk ke fytyrë, a aq shumë je prishë! - në atë pasdite kur policia i nxjerrte teshat nga banesa juaj kush ishte aty?-Vëllai yt i vogël V.I. e dinë fort mirë kush ka qenë !
Kam qenë unë Ernad Fejzullahu (që më quan shërbëtor, more i pafytyrë) dhe një shok i yni S.Z. Ishim vetëm ne të dy ulur te divani që gjendeshe në mes të oborrit me plot milici përreth. Nuk ka qenë as Atila i Jusuf Rexhepit, nuk ka qenë as Hiseni, asnjë nga familja e juaj se ishte koha kur milicia të rraste brenda. Teshat e nxjerrura në oborr i ngarkuam në një kamion të një burri të nderuar
(edhe ai është PDSH). Vëllaun tënd të vogël V.I e morri milicia e atëhershme se në banesë ishte një trakt. Teshat e banesës tënde more Afrim laperi, në kamion i ngarkova unë Ernad fejzullahu , ai shoku S.Z. dhe ai burrë i nderuar që vozite. E them edhe një herë Atilla ky djalë i dajës tënd e do tjerë, as që u panë afër. Në mbrëmje teshat e banesës tënde i kemi dërguar te shtëpia e një hafëzi afër varrezave maqedonase. E Lexove Afrim?- e përsërisë te shtëpia e hafëzit…Pyetje e parë logjike:
-Pse teshat nuk i çuam te shtëpia e dajës tënd Jusuf Rexhepit e Atillës, po i çuam te shtëpia e hafëzit? Ai daja jot e ky Atilla i jot as që dojshin të kenë punë me ju ‘irrendentista…” se mund të kishin problem me milicinë. Prandaj ai Atilla i Jusuf Rexhepit nuk e lëshonte shtëpinë për teshat e banesës së hallës së vet edhe pse ai rrinte në Prishtinë e shtëpia ishte boshë !
More Afrim shumë i pafytyrë je !-Pse nëna yt (ndjesë pastë) dhe vëllai yt i vogël V.I. banonin me qira në Tetovë, e ai djali i dajës tënd Atilla i Jusuf Rexhepit nuk ua jepte një dhomë në shtëpinë e tij në Tetovë që rrinte e shprazur?!
-U frigoheshte hë !
Ti Afrim i Xhevdet Hajredinit mos hynë në “Zbor” !-Djali i dajës tënd Atilla i Jusuf Rexhepit, ju ka përbuzë gjithmonë !
(Autori është nënkryetar i PDSH-së)




